Skip to content
Politikë

Pjesë e Rithemelimit, jep dorëheqjen kryetari i PD-së në Korçë

· 1 min lexim

Ka dhënë dorheqjen sot kryetari i Partisë Demokratike të Korçës nga drejtimi i selisë blu.

Sipas News24 Devis Osmani është shprehur se dorheqja e tij është e parevokueshme dhe se ka arsyet e tij personale, duke mos dashur të japë informacione të mëtejshme.

Ende nuk dihet se kush do pasojë Osmanin pas zgjedhjes që ai ka bërë duke u dorëhequr, ndërsa kujtojmë se ai ka qenë pjesë e Rithemelimit që nga koha e ndarjes së PD.