Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pjesë e një bande kriminale, Britania deporton për herë të tretë shqiptarin

10:24 16/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Pjesë e një bande kriminale, Britania deporton për herë të tretë shqiptarin

Autoritetet britanike po përpiqen të dëbojnë për herë të tretë Ronaldo Zanin, një shtetas shqiptar 26-vjeçar, i cili është rikthyer në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar pas dy dëbimeve të mëparshme, për shkak të përfshirjes së tij në aktivitet kriminal.

Zani u deportua për herë të parë në vitin 2019, pasi u arrestua duke shitur kokainë. Pavarësisht këtij dëbimi, ai u rikthye vetëm pak muaj më vonë, duke iu rikthyer menjëherë aktivitetit kriminal. Sipas dëshmive, ai u tha klientëve: “Jam kthyer në punë”.

Ai u kap sërish me lëndë narkotike dhe gjatë hetimeve deklaroi se ishte detyruar të angazhohej në trafik droge për të shlyer një borxh prej 15 mijë paundësh ndaj një grupi kontrabandistësh që e kishte ndihmuar të hynte ilegalisht në vend.

Në maj të vitit 2021, Zani u dëbua për herë të dytë pas një dënimi me tre vite burg. Megjithatë, më 13 shkurt të këtij viti, ai u ndalua sërish nga policia britanike, kësaj here në qytetin Bournemouth, ndërsa po drejtonte një automjet tip Mercedes.

Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan 1,935 paund para cash dhe rreth 24.75 gramë kokainë, me një vlerë të vlerësuar në rrugë deri në 2,500 paund.

Zani pranoi se kishte hyrë përsëri në Britani ilegalisht “disa muaj më parë”, i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni. Ai pretendoi se fillimisht kishte punuar në mënyrë të ndershme, por për shkak të pagave të ulëta nuk kishte mundësi të shlyente borxhin ndaj kontrabandistëve, duke u detyruar kështu të kthehej në shpërndarjen e drogës.

Aktualisht ai është dënuar me 4 vjet burg dhe pritet që, pas përfundimit të dënimit, të deportohet sërish nga autoritetet britanike.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: BritaniaPjese e grupit kriminalshqiptari

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Kosovë / ZRRE miraton tarifat e reja të energjisë elektrike

Kosovë / ZRRE miraton tarifat e reja të energjisë elektrike

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English