Pjesë e listës së zezë, Ambasada Amerikane rikujton 3 zyrtarët që nuk do të shkelin kurrë në SHBA

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada Amerikane ka publikuar ditën e sotme në video, ku sqaron edhe njëherë, se nuk lëkundet nga lufta kundër korrupsionit.

Në video përmenden tre zyrtarë, të cilëve iu është ndaluar hyrja në SHBA.

Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, ish-Prokurorin e Përgjithsshëm, Adriatik Llalla dhe deputetin socialist, Tom Doshi.

Të tre këto persona, së bashku me familjarët nuk do të shkelin kurrë tokën amerikane.

Sipas SHBA, Doshi, Llalla dhe Dako janë të përfshirë në korrupsion madhor.

Në bazë të nenit 7031(c) të legjislacionit të SHBA, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë të skualifikuar individët dhe anëtarët e familjes së tij.

Shpërndaje
Share.

Komento