Pjesë e grupit të drogës ku bënte pjesë inspektori i krimeve të rënda, kush është 27-vjeçari i arrestuar ditën e sotme

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Lezhës arrestoi ditën e sotme 27-vjeçarin e shpallur në kërkim, Bajram Hidri.

Ky i fundit ishte dënuar me 4 vite burg për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Hidri ishte pjesë e grupit të Kurbinit, të cilët u dënuan me 50 vite burg në total.

Pjesë e këtij grupi ishte biznesmeni i ndërtimit, Lefter Nelaj si dhe tre inspektorë policie, mes tyre inspektori i krimeve të rënda në policinë e Kurbinit, Zan Kasmi.

Pas hetimeve u zbuluar se koka e grupit ishte biznesmeni Nelaj, i cili blente fidanët dhe financonte personat që u mbronin krahët.

Gjithashtu ai kishte krijuar ambjente të përshtatshme për zhvillimin dhe kultivimin e bimës narkotike.

Nga ana tjetër, inspektori Kasmi ishte zotuar se parcelat e kanabisit nuk do të cënoheshin.

Ai u akuzua fillimisht së bashku me dy kolegët e tij, të cilët u dënuan me shpërdorim detyre, pas pushimit të akuzës për grup të strukturuar kriminal.

Hetimet për grupin nisën në korrik të 2015-ës, ndërsanë sallën e gjyqit, prokuroria paraqiti disa përgjime telefonike, për të vërtetuar implikimin e të pandehurve.

Grupi kriminal ishte goditur 14 herë nga policia, ndërsa zotëronte parcela të shumta në Vinjol, Selitë, Gallatë dhe të gjithë Malësinë e Kurbinit.

Shpërndaje
Share.

Komento