Pjesë e grupit që do dërgonte 2 ton kokainë në Belgjikë, boksieri kosovar dënohet me 17 vite burg

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Boksieri kosovar David Cufaj është vënë në pranga në qytetin peruan Qaloyo.

Ai ishte pjesë e një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Së bashku me 4 persona të tjerë, Cufaj do të dërgonte 2 ton kokainë me vlerë 174 milion dollarë në Belgjikë.

Mësohet se kosovari në grup kishte rolin e financierit.

Pas vlerësimit të provave, gjykata e dënoi Cufajn me 17 vite heqje lirie.

Sipas mediave të huaja, Cufaj është përfshirë në botën e trafikut të drogës, nga miku i tij boshnjak, Smail Shikala.

Ky i fundit në janarin e 2017-ës, tentoi të fuste një ton e gjysmë kokainë nga Peruja në Bosnje Hercegovinë.

Shpërndaje
Share.

Komento