Skip to content
Kronikë

Pjesë e grupit kriminal/ Zbulohet vajza “VIP” që kishte fëmijë me Ergys Dashin

· 2 min lexim

SPAK goditi grupin e organizuar kriminal, shtetasit Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani , të cilët nga përgjimet e bëra diskutojnë për transport droge dhe përmendin shtetasin Ergys Dashi, për të cilin flasin se mund t’iu bëjë ndonjë lojë.

Ergys Dashi u ekzekutua në një atentat mafioz në zemër të Ekudorit më 23 janar, ai ka qenë i përfshirë në trafikun e kokainës. Për ekzekutimin e tij u porosit një vrasës me pagesë, i cili ende nuk është identifikuar nga policia.

Mirëpo, Ergys Dashi ka qenë i dashuri i një vajze që u bë e njohur për publikun pak kohë më parë.

Vox Media raporton se gazetari, Spartak Koka ka zbuluar se e dashura e Ergysit ka qenë një vajzë që mori pjesë në një spektakël.

Bëhet me dije se ajo është vajza me inicialet, Xh.K, konkurrente e “Love Island Albania”,  e cila pak kohë më parë tregoi se është nënë e një djali, babai i të cilit kishte humbur jetën kur ajo ishte 9 muajshe shtatzënë.

“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua,”, shprehej ajo.