Skip to content
Të Gjitha

Pjesë e bandës që terrorizoi Bergamon në Itali, kush është 27-vjeçari që plagosi pronarin e shtëpisë në Durrës

· 1 min lexim

Një plagosje me armë zjarri u regjistrua pak netë më parë në lagjen Nr.13 në zonën e plazhit në Durrës.

Astrit Thaçi, 27 vjeç, në tentativë për të grabitur banesën e 42-vjeçarit, Rexhep Tereziu, e plagosi në këmbë.

Në momentin që u fut për të grabitur, i riu u pikas nga familjarët dhemë pas u përlesh me të zotin e shtëpisë.

Pak metra larg banesës së Terezit, policia gjeti edhe makinën e autorit.

Jo vetëm ky rast, por Thaçi dyshohet se është edhe autor i grabitjes së një dege të “Kredo.al” në Durrës.

Thaçi është një emër i njohur edhe për drejtësinë italiane.

Ai është arrestuar në gusht të 2018-ës nga autoritetet italiane për vjedhje.

Më herët ndërkohë, më 21 qershor të 2013-ës, ku Thaçi ishte vetëm 19 vjeç, ishte i përfshirë në një bandë që terrorizoi banorët e Calolziese në Bergamo të Italisë.