Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Peshëngritësi Daniel Godelli fiton betejën ligjore ndaj akuzave për doping

14:05 17/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Peshëngritësi shqiptar, Daniel Godelli ka dhënë lajmin e mirë ditën e sotme për të gjithë ndjekësit dhe mbështetësit e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai është shprehur se ka fituar betejën ligjore mbi akuzat e ngritura ndaj tij për përdorim dopingu, duke u certifikuar kësisoji i pastër sportivisht.

Kujtojmë se ai akuzohej se gjatë një gare në Armeni vitin e shkuar kishte marrë sasi të një substance droge për të arritur një performancë të mirë në atë garë.

Godelli ka njoftuar se sot i ka ardhur një email nga “International Testing Agency”, duke shpjeguar se substanca e gjetur në trupin e peshëngritësit “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimor, i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplement i kontaminuar.

“Përshëndetje miq, shokë, kolegë, gazetarë, dashamirës të sportit dhe ju dashakeqës (pa ju nuk bëhen këto punë). Uroj që kjo ditë të ketë nisur mbarë për ju, sikurse nisi për mua.

 

Pikë së pari dua t’ju falënderoj ju gazetarë informues të publikut dhe ndikues në opinionin e tyre për durimin që treguat në lidhje me çështjen time dhe si rrallë herë nuk e zmadhuat e ta bënit një “boom” mediatik, por pritët bashkë me mua për rezultatet zyrtare të përgjigjes së testit B dhe analizës së suplementeve.

 

Ju faleminderit për pjekurinë që treguat! Sot, në mëngjes, mora një email që po e prisja që në shtator 2023 nga ITA (International Testing Agency).

 

Sikurse ju bëra me dije në atë status, rreth një vit më parë, ku unë akuzohesha për përdorimin e një substance të ndaluar, do të ndiqja të gjitha procedurat e nevojshme për të faktuar që ajo substancë e ndaluar që u gjend në analizat e mia anti-doping nuk më përkiste mua kurrsesi.

 

Email-i i sotëm faktoi pikërisht këtë gjë, që substanca e gjetur në trupin tim “Ostarinë” ishte një substancë e ardhur aty nga një suplement ushqimor, i cili rezultoi nga analizat në laboratorët e Agjencisë Anti-Doping, si suplement i kontaminuar.

 

Që do të thotë, suplementi ushqimor që unë kisha përdorur, në listën e përbërësve të tij tregonte vetëm vitaminat/aminoacidet/suplementet ushqimore të lejueshme për të ndihmuar trupin të rigjenerohet dhe përballojë ngarkesën stërvitore, gjë për të cilën unë e kisha blerë dhe po e përdorja, duke e kontrolluar mijëra herë, qoftë etiketën e tij (sikurse bën çdo sportist i nivelit të lartë me çdo produkt, madje edhe me një aspirinë), qoftë edhe online, duke kërkuar mos kishte ndonjë shkrim apo koment negativ në lidhje me të.

 

Në email-in e sotën vërtetohet nga shkencëtarë të Agjencisë Botërore Anti-Doping se suplementi numër 3 është i kontaminuar (dmth. përmban diçka tjetër në përbërjen e tij, e cila nuk është e deklaruar publikisht dhe ai ishte pikërisht produkti i ndaluar Ostarinë në masën 3.5 ng për kapsulë. Gjë të cilën unë nuk kisha nga ta dija pasi, fatkeqësisht, nuk zotëroj një laborator milona dollarësh sikurse Ëada.

 

Edhe një herë faleminderit për kohën tuaj. Fatkeqësisht për shkak të konfidencialitetit nuk mund ta ndaj me ju fotografinë e email-it, por kushdo është i mirëpritur ta lexojë atë në praninë time. Ditë të mbarë!”

Etiketa: akuzaanalizaDaniel Gorrellidopingpeshengritesisporti

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Doja Partizani, SPAK shtyn marrjen në pyetje të Berishës dhe Malltezit

U shty senaca për Malltezin dhe Berishën/ Çfarë pritet të ndodhë javën e ardhshme?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.