Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Pesë të dyshuar për vrasjen e Ermir Dedjas, detaje

13:53 04/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Pesë të dyshuar për vrasjen e Ermir Dedjas, detaje

Policia ka zbardhur pjesërisht atentatin ndaj 29-vjeçarit Ermir Dedja, i vrarë më 20 maj në lagjen nr.18 të Durrësit, pranë banesës së tij.

Hetimet kanë çuar në identifikimin e pesë personave të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë Erion Ndoni, 36 vjeç dhe Klodian Berisha, 35 vjeç, të cilët akuzohen për kontrabandë të dy automjeteve tip “Seat”, njëri prej të cilëve rezulton të jetë përdorur nga autorët e atentatit.

Automjeti tjetër u sekuestrua si provë materiale dhe dyshohet se do të përdorej për një ngjarje kriminale të planifikuar në vijim.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin Xhuljano Dyrmishi, i dyshuar për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes dhe kontrabandë mallrash.

Ai është i treti në listën e të kërkuarve, pas dy personave të tjerë, një shqiptar dhe një shtetas maroken, të shpallur në kërkim vetëm dy ditë pas atentatit.

Sipas hetimeve, marokeni ka sjellë njërin prej automjeteve nga jashtë, përmes portit të Durrësit, vetëm një ditë para vrasjes. Të dy dyshohen se kanë ndihmuar në ndërtimin e logjistikës së atentatit dhe janë larguar drejt Italisë pas ngjarjes.

Automjeti i përdorur për atentatin u gjet i djegur në zonën e Gërdecit. Ekspertët kanë sekuestruar disa gjurmë dhe janë në pritje të rezultateve të analizave laboratorike për të identifikuar autorët direktë të vrasjes.

Hetuesit po ndjekin disa pista hetimore, përfshirë hakmarrjen dhe konfliktet për pazare të prishura droge.

Këto pista lidhen me të kaluarën kriminale të viktimës, i njohur si anëtar i grupit të Avdulajve në Durrës. Në vitin 2015, Dedja u arrestua pasi u kap duke shitur drogë për një grup që planifikonte trafikimin e saj drejt Kosovës.

Dy vite më pas, u ndalua sërish, këtë herë për ndihmë ndaj një personi të shpallur në kërkim për një plagosje me armë në Shijak.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Ermir Dedja

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para
Mbyllja e TikTok, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit

Mbyllja e TikTok, Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e vendimit

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English