Përzgjedhja e anëtareve të reja të Kushtetueses, Ambasada e SHBA përshëndet vendimin e Kuvendit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada Amerikane ka përshëndetur përzgjedhjen e dy anëtarëve të reja të Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada ka theksuar rëndësinë e ngritjes së kësaj gjykate.

Sipas ambasadës, ky organ është jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike.

Reagimi mbyllet, duke theksuar edhe njëherë mbështetjen e SHBA, për një gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm.

Deklarata e Ambasadës së SHBA-së

Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri.

Ditën e sotme Kuvendi zgjodhi me 105 vota pro Elisa Toskën dhe Fiona Papajorgjin, si dy anëtare të reja të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu u miratua automatikisht, propozimi i KED për Arta Vorpsin, pas refuzimit që i bëri presidenti Ilir Meta.

Shpërndaje
Share.

Komento