Me gurë dhe molotov/ Merr fund qëndresa e banorëve të Astirit, IKMT nis shembjen

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme rezistenca e banorëve të Astirit ka marrë fund.

Që në orët e para të mëngjesit, ata u përleshën me policinë, e cila kishte ardhur në mbështetje të IKMT.

Efektivët ishin të pajisur me gaz lotësjellës, shkopa gome dhe pelerina.

Ndërsa banorët nga ana tjetër u kundërpërgjigjën me gur, molotov.

Si pasojë e përleshjeve 6 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa 9 banorë kanë marrë ndihmën e parë te spitali i Traumës.

Në polici janë shoqëruar 10 persona, midis tyre edhe gra.

Në mesin e të shoqëruarve është edhe pedagogu i gazetarisë, Ervin Goci.

Deri më tani janë prishur 3 banesa nga 8 që janë parashikuar për t’u prishur.

Ajo që ra në sy ditën e sotme, ishte mungesa e deputetëve demokratë, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Qarkullimi i njerëzve dhe makinave është vështirësuar së tepërmi, pasi policët kanë formuar një kordon të gjatë, duke bllokuar kalimin për nga zona e Doganës.

Shpërndaje
Share.

Komento