Skip to content
Të Gjitha

Personi i dytë me koronavirus në Shkodër, oficeri i policisë gjyqësore del pozitiv

· 1 min lexim

Në Shkodër është shënuar rasti i dytë i prekur nga koronavirusi.

Sipas “Dosja.al”, bëhet fjalë për një oficer të Policisë Gjyqësore, i cili është shtruar në spitalin rajonal të Shkodrës

Ka dyshime se oficeri është infektuar nga klandestinët e mbërritur në qytet.

Mësohet se tashmë janë izoluar 5 anëtarë të familjes së tij, ndërsa testet u janë marrë edhe 5 anëtarëve të tjerë.

OPGJ pritet të niset drej spitalit Infektiv për të marrë mjekim më të specializuar.

Kujtojmë se personi i parë i infektuar me COVID-19 në Shkodër është një 62-vjeçare, e cila ishte shtruar te Sanatoriumi për katër ditë.

Më pas ajo qëndroi një javë tek e bija në Tiranë dhe u kthye në Shkodër, ku iu shfaqën edhe simptomat e koronavirusit.

Dyshohet se gruaja ka infektuar edhe persona të tjerë.

Bilanci i COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 104 të prekur, 5 viktima dhe 5 të shëruar.

Në spitalin Infektiv ndodhen 49 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Autoritetet ndërkohë vijojnë me thirrjet për respektimin e higjienës dhe distancës sociale.