Skip to content
Të Gjitha

Persona të maskuar dhe të armatosur djegin flamurin grek në Ksamil, “Deti është i yni”

· 1 min lexim

Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur në Ksamil, ku disa shqiptarë, të armatosur, të veshur me kamuflazh dhe të maskuar kanë djegur flamurin grek.

Në video-n e shpërndarë në rrjetet sociale shihen disa të rinj që djegin flamurin grek dhe njëri prej tyre mban një armë automatike në krahë.

Ata kanë përcjellë mesazhin:

Mesazh për grekët nga Jugu i Shqipërisë, deti është i yni”, shkruhet në mbishkrimin e pamjeve të publikuara.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi dhe kush janë personat e përfshirë në ngjarje.

https://www.facebook.com/143672462471081/posts/1603111626527150/?vh=e&extid=bBVMd48i8zUoaYY3