- Reklamë -spot_img
11.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetPërshkallëzohet bojkoti! Nesër pedagogët në protestë kombëtare

Përshkallëzohet bojkoti! Nesër pedagogët në protestë kombëtare

- Reklamë -spot_img

Ashtu sikurse kishin paralajmëruar pedagogët kanë dalur ditën e sotme në protestë për kushte më të mira pune dhe paga më të larta.

Por ndër të tjera, ata kanë njoftuar se ditën e nesërme, e enjte, 20 tetor 2022 do të zhvillohet një protestë kombëtare.  Pra sindikata e pedagogëve përshkallëzon bojkotin, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç është rritja e pagave.

Sipas Sindikatës, protesta do të nisë në orën 11:00, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.

Deklarata e plotë:

REPUBLIKA E SHQIPERISE SINDIKATA E PUNONJESVE TE UNIVERSITETEVE TE SHQIPERISE (SPUSH)
DEKLARATA
Te dashur kolege te IAL-ve publike

Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike.
Te dashur kolege, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona.
Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.
Ftojmë edhe studentet qe te japin mbështetje me prezencen e tyre.
Le te jemi nesër te gjithe bashke ne kete hapesire akademike.
Vetem qëndresa dhe uniteti yne i perbashket, i shoqeruar me argumentet e pakundershtueshme te Peticionit tone, do te bejne te mundur arritjen e qellimit qe i kemi vend vetes.
Kjo kauze nuk eshte vetem ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmes-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithe shoqerise shqiptare per shqetesime te tills ekzistenciale.
Misioni yne akademik vahdon!

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj