Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përshkallëzimi i tensioneve, Kurti viziton policët në veri të Kosovës

22:15 28/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Festës së Kurban Bajramit, vizitoi njësitet policore në veri të Kosovës.

I shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe zëvendësi i tij, Blerim Gashani, Kurti ndaloi në vendbanimin multietnik, Kroi i Vitakut, që gjendet në komunën e Mitrovicës së Veriut.

“Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike, që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”, shkroi Kurti në Facebook.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut tha për Radion Evropa e Lirë se prania e shtuar e policisë së Kosovës në veri, nuk ka të bëjë me vizitën e Kurtit, por se është pjesë e një plani të paralajmëruar operativ me rastin e kremtimit të dy festave në Kosovë – Kurban Bajramit dhe Vidovdanit.

Ndaj kësaj vizite reagoi Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Sipas saj, vizita e Kurtit në veri të Kosovës është “një shuplakë e fortë në fytyrën e bashkësisë ndërkombëtare dhe një kërcënim tjetër për serbët në Kosovë”.

Ajo nuk solli ndonjë provë për këto pretendime.

“Kush do të jetë tani pala tjetër përgjegjëse për këtë provokim?”, pyeti Lista Serbe.

Tensionet në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – janë të larta qysh në fund të majit, kur kryetarët shqiptarë të komunave atje kanë hyrë në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë serbë.

Protestat që vazhdojnë, kanë kulmuar edhe në dhunë midis demonstruesve serbë dhe ushtarëve të misionit të NATO-s, KFOR.

Derisa Kosova dhe Serbia fajësojnë njëra-tjetrën për dhunën, komuniteti ndërkombëtar bën vazhdimisht thirrje për shtensionomin e situatës.

Ndër kërkesat kryesore të ndërkombëtarëve janë tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në këtë zonë.

Kurti insiston se “nuk mund të bëjë kompromise me republikën demokratike”./REL

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Horoskopi sot, 29 qershor 2023

Horoskopi sot, 29 qershor 2023

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English