Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përse vendi ynë po ia del më së miri përballë COVID-19? Pipero rendit 3 arsye dhe bën parashikim optimist

16:19 02/04/2020
Reading Time: 2 min lexim

Teksa duket se Shqipëria po e përballon shumë mirë situatën e shkaktuar nga koronavirusi mjekët kanë hamendësuar se kjo javë mund të jetë java kur kurba të arrijë pikun e më pas rastet të ulen.

Këtë e ka rikonfirmuar edhe Pëllumb Pipero, i cili në një lidhje me Skype për News24 ka bërë një parashikim optimist për situatën, duke thënë se kjo javë do të jetë dhe piku i pandemisë në vend dhe se javën e tretë të prillit numri i rasteve mund të bjerë.

Pipero tha se në Infektiv gjendja është normale, e qëndrueshme dhe, pavarësisht problematikave, situatën po e përballojnë me përkushtim e profesionalizëm.

Sakaq, mjeku renditi 3 arsye rreth situatës optimale në të cilën ndodhet vendi ynë:

  1. Masat e qeverisë.
  2. Profesionalizmi dhe përkushtimi i mjekëve.
  3. Respektimi i masave dhe këshillave nga qytetarët.

“Pritshmëritë tona janë kaluar me rastet e shëruara. Kemi 60-70 të shëruar dhe është një arritje e madhe. Falë masave të marra nga qeveria dhe respektimit nga ana e qytetarëve të masave higjieno-personale, pasojat e pandemisë për fat të mirën uk arritën atë kurbën me majë, të papërballueshme nga strukturat e shëndetësie. E kemi përballuar më së miri deri tani. besoj kështu do shkojë. Besoj që kjo javë do jetë java që tek ne duhet të arrijë pikun, pra numrin e rasteve të reja me COVID. Java tjetër do vijojë me këto ritme dhe në fillim të javës së tretë të prillit, numri i rasteve do bjerë. Krahas rënies së numrit shpresoj të zbuten dhe masat e qeverisë, të fillojë një rigjallërim. Piku besoj do jetë kjo javë”, deklaroi Pipero.

Ndërsa, sa iu përket rasteve me COVID-19 tek moshat e reja, ai tha se janë 3-4 të tillë që sigurisht janë infektuar nga kontaktet, teksa përsëriti thirrjen për të qëndruar brenda.

“Unë si ju ndjek me vëmendje buletinin e MSH. Janë 3-4 raste tek moshat e reja. Kjo sëmundje ka një periudhë inkubacioni shumë të gjatë. Jo të gjithë rrinë në shtëpi, dikush del. Mjafton të ketë dalë para 2 javësh, 10 ditësh, përmes kontakteve të afërta, dikush e ka marrë. Ndaj vijojmë të themi mos dilni nga shtëpia. Ky virus i prek të gjithë, nuk bën përjashtime”, tha Pipero.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 persona, pasi në 24 orët e fundit janë identifikuar 18 raste të reja nga 96 testime të kryera.

Në total deri më tani janë kryer 1919 testime, nga të cilët 277 kanë rezultuar pozitiv, teksa Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ka ndërruar jetë edhe një person tjetër mëngjesin e sotëm, duke e çuar numrin e viktimave në 16.

Një 78-vjeçar nga Durrësi humbi jetën sot, teksa mësohet se ishte intubuar prej tre ditësh.

Numri i fëmijëve të prekur ka shkuar në 8 dhe gjendja e tyre është e stabilizuar dhe gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 9 persona të tjerë, duke e çuar numrin në 76.

Të lidhura

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive
Aktualitet

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur në pyetje kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian...

20:35 11/07/2025
E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India
Bota

E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

Hetimet për rrëzimin tragjik të avionit të Air India, që shkaktoi vdekjen e 279 personave muajin e kaluar, janë përqendruar...

18:55 11/07/2025
Para

Viktimat nga COVID-19 i fusin me vinç në kamion, Rama shpërndan pamjet rrënqethëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

SPAK godet të “pabindurit” e Ramës: Rasti i Shkrelit ekspozon drejtësinë selektive

20:35 11/07/2025
E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

E qëllimshme apo aksidentale? Çfarë zbulojnë hetimet për rrëzimin e avionit të Air India

18:55 11/07/2025
Kultivuan mijëra bimë kanabis në Malësinë e Madhe, SPAK dërgon për gjykim 23 persona

Operacioni në 4 qarqe/ SPAK godet grupin e strukturuar kriminal: 13 persona nën hetim

18:23 11/07/2025
OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë

18:05 11/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.