Përplasje te Komisioni i Ligjeve, deputeti braktis mbledhjen dhe nuk pendohet aspak

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ligjeve, ku deputeti Adriatik Alimadhi dhe njëherësh kreu i Ballit Kombëtar e ka braktisur këtë mbledhje.

Ai është përplasur me disa deputetë të Partisë Socialiste, ku shkak mësohet se është bërë kërkesa që ka parashtruar Alimadhi për t’u njohur me materialet e rregullores së Kuvendit.

Kërkesa e Alimadhit u hodh poshtë nga kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja si edhe nga deputetët e Partisë Socialiste që ishin të pranishëm në këtë mbledhje komisioni.

“S’kemi kohë të shikojmë pas, do ecim para.”- është shprehur Manja.

“Paskan bërë mirë ata që janë larguar nga parlamenti, ju nuk pranoni asnjë propozim, u jap të drejtë atyre.”- është kundërpërgjigjur Alimadhi, i cili braktisi mbledhjen.

Ditën e sotme në këtë mbledhje Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë cdo nen të projektvendimit:

“Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i projekt-rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike mbi gjendjen në shërbimin civil, për vitin 2018”.

Shpërndaje
Share.

Komento