Skip to content
Të Gjitha

Përplasje në Parlament/ Gjoni: Dua të drejtën e replikës. Ruçi: Nuk ta jap fjalën

· 2 min lexim

Është shënuar edhe debati i parë në Parlament që nga momenti që deputetët e rinj të opozitës kanë marrë mandatin.

Në seancën e sotme plenare, ka pasur një debat mes Ralf Gjonit dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për shkak se ky i fundit nuk i ka dhënë fjalën deputetit për të replikuar.

Pas incidentit, Gjoni ka kërkuar ndryshim në rregullore sa i përket çështjes së replikave, ndërsa kreu i Kuvendit është shprehur se do të bëhej shumë shpejt.

Por si nisi gjithçka?

Ralf Gjoni ka kërkuar interpelanc më Ministrin e Brendshëm Lleshaj në fillim, ku edhe ka thënë se është radhë e presidentit që të mbledhë Këshillin  e Sigurisë Kombëtare.

Pas fjalës së Lleshaj, Gjoni ka kërkuar replikë dhe pas këmbënguljes ka marrë disa minuta, të cilat kanë mjaftuar që ky i fundit të kritikojë drejtpërdrejt ministrin për grabitjen.

Mirëpo pas pëfundimit të minutave, Ruçi i ka hequr fjalën: “Mbyllja mikrofonin ju lutem. Mund të ulesh. Çfarë keni mo?”.

Ndërkohë që Gjoni gjithë kërë situatë, pra mosjelimin e replikave e ka quajtur skandal.

DEBATI: 

Ruçi: Nuk ta jap fjalën.

Gjoni: S’ke të drejtë, ky është skandal, dua të flas. Të ndryshohet rregullorja.

Ruçi: Shumë shpejt do të ndryshoj rregulloren. Jo të lutem i kam dhënë  fjalën zonjës Hajdari. Mësohuni me rregullat.

Gjoni: E drejta e replikës duhet.

Ruçi: Mbyllja mikrofonin ju lutem. Mund të ulesh. Çfarë keni mo?

Gjoni: E njoh shumë mirë rregulloren,dua ti sqaroj zotit ministër. Nuk i kam kërkuar dorëheqjen sot. Nuk flasim për imagjinatë. Flasim për një detyrim. Pse i bini nga Kina? Mirë brenda aeroportit por jashtë aeroportit? Aeroport që ruhet me ushtri? Çfarë jemi ne?