Skip to content
Të Gjitha

Përplasje me armë zjarri në mes të Shkodrës, identifikohen autorët

· 1 min lexim

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme në Shkodër.

Mësohet se plumbat kanë ardhur nga dy makina në lëvizje, një “Benz” dhe një fuoristradë.

Personat që ndodheshin brenda hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parrucë të qytetit të veriperëndimor.

Policia ndërkohë ka identifiuar autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Raportohet se në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një gëzhojë.

Kujtojmë se vetëm një javë më parë, dy grupe u përplasën me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës.

Si pasojë e të shtënave mbeti e plagosur shtetasja, Liljana Jeremia.

Personat e përfshirë në konflikt ishin Arjan Rexha, Riad Xheladin dhe Ension Buraku, të cilët kishin shkuar për të qëlluar Mesad Metën, i cili iu kundërpërgjigj plumbave.

Shkak për konfliktin ishte prishja për pazare droge.