Banorët e zonës së Astirit kanë dashur të bashkohen me studentët për të protestuar tek Ministria e Arsimit por kjo gjë ka sjell përplasje mes tyre pasi studentët nuk kanë pranuar.
Ata u shprehën se sduan politikë dhe nuk duan që të bashkohen dy kauzat pasi janë dy situata të ndyshme.
Për një moment ka qënë e nevojshme ndërhyrja e policisë sepse studentët dhe banorët e Astirit kanë pasur përplasje fizike.
Ndërkohë banorët sërish kanë këmbëngulur duke u bërë me dije që janë aty si prindër dhe që kanë fëmijët e tyre studentë.
(Panorama)