Skip to content
Rajoni

Përplasi për vdekje shqiptarin, autori çon makinën në servis: “U përplasa me një dre”! Viktima do prehet në Malësi të Madhe

· 2 min lexim

35-vjeçari shqiptar, Franko Gjinaj, u përplas nga një makinë në Torino, ku si pasojë gjeti vdekjen më 19 janar.

U bë me dije se zona ku ndodhi aksidenti është e pandriçuar.

Nga ana tjetër, drejtuesi i makinës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Gjatë natës së aksidentit kishte një mjegull të fortë, çka vështirëson punën e policisë.

Mirëpo, së fundmi karabinierët kanë arrestuar shoferin.

34-vjeçari ka thënë para bluve se fillimisht e ka ndaluar automjetin.

Pasi kishte parë viktimën, ishte larguar nga tmerri.

Së fundmi, janë zbardhur detaje të reja rreth veprimeve të shiferit.

Bëhet me dije se disa orë pas aksidentit ai e kishte dërguar makinën në servis për ta riparuar sa më shpejt.

Italiani i kishte thënë mekanikut që ishte përplasur me një dre.

Sipas hetuesve, mekaniku që kishte marrë përsipër riparimin e makinës nuk ishte në dijeni të ngjarjes.

Pasi policia mbërriti në servis, kishte ende shenja të dukshme të përplasjes në makinë.

Gjurmët e gjakut në kapuç, xhami i thyer dhe mungesa e emblemës së përparme të Volkswagen (kjo pjesë ishte përplasur me viktimën dhe ishte sekuestruar nga karabinierët në mëngjes) bën të mundur bashkimin e fakteve drejt autorit.

35 vjeçari u transportua në burg në Torino dhe do të duhet të përgjigjet për vrasjen në rrugë dhe mos dhënien e ndihmës.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se trupi i viktimës do sillet në Shqipëri të shtunën.

Funerali i të ndjerit Gjinaj do të bëhet në Malësi të Madhe nga ku ka ardhur familja e tij.