Skip to content
Të Gjitha

Përplasi motorin duke lënë të vdekur dy persona, arrestohet shoferi i “Audit” në Elbasan

· 2 min lexim

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar, banues në fshatin Jagodin në Elbasan.

Ky i fundit përplasi me mjetin e tij tip “Audi” një motorçikletë, me të cilën udhëtonin dy persona.

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shoferi dhe pasagjeri i motorit.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasin: A.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Jagodin, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Shirgjan, Elbasan, është përplasur me motoçikletën, dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi E.D., 35 vjeç, dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi F.Q., 56 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

J.T., 28 vjeç, banues në fshatin Shirgjan, Elbasan dhe L.T., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.