Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përplasi makinën e policisë dhe plagosi 5 persona, gjykata lë në burg Aldorin Shehun

11:57 07/02/2020
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Aldorin Shehu, personin që sfidoi policinë, duke mos iu bindur urdhërit për ndalim, nga Korça deri në Elbasan.

Shehu tentoi të çante një postbllok policie, duke plagosur 5 persona, mes tyre një efektiv dhe një drejtues autoshkolle.

Policia i kishte ngritur postobllok Shehut në aksin Librazhd-Elbasan, në Unazën Jugore.

I pandehuri nuk ndaloi dhe përplasi dy mjete të tjera, në tentativë për t’i ikur policisë.

Mësohet se 28-vjeçari kishte bërë të njëjtat veprime edhe në 2018-ën, duke mos iu bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Ndërkohë prokurori Ritvan Sukaj ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” pa afat.

Kjo masë sigurie është lënë në fuqi edhe nga gjyqtari Tomorr Kullolli.

Ndaj Shehut rëndojnë disa akuza, vrasje e mbetur në tentativë e punonjësit të policisë, mosbindje ndaj urdhërit të policisë, shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor dhe përfshirje në aksident me pasojë plagosjen e disa shtetasve.

Njoftimi i policisë

ELBASAN

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Aldorin Shehun i cili tre ditë më parë nuk i ndaloi disa patrullave të Policisë nga Korça në Elbasan duke plagosur pesë persona me automjet, ndër të cilët një polic rrugor.

Forcat Shqiponja , ato të Patrullave të Përgjithshme dhe të Qarkullimit Rrugor, në hyrje të qytetit Elbasan në aksin rrugor Librazhd -Elbasan, në Unazēn Jugore kishin ngritur një pikë kontrolli duke kontrolluar rrugën, por Shehu tentoi t’i largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.
Ky drejtues mjeti edhe në vitin 2018 , ka kryer të njëtat veprime duke mos ju bindur urdhërit të punonëjsit të policisë për të ndaluar.

Prokurori Ritvan Sukaj ka kërkuar caktimin e masës ,arrest me burg pa afat .Të njëjtën masë ka lënë në fuqi edhe gjykatësi Tomorr Kullolli.Ndaj 28 vjeçarit Aldorin Shehu janë ngritur disa akuza,vrasje e mbetur në tentativë e punonjësit të policisë ,mosbindje ndaj urdhërit të policisë,shkelje e rregullave të qarkullimit dhe përfshirje në aksident me pasojë plagosjen e disa shtetasve.

Kështu u konfirmua në mbyllje të seancës se vlerësimit të arrestit dhe caktimit të masës se sigurisë pēr shtetasin Aldorin Shehu i cili në datë 04.02.2020, rreth orës 09:00 të kësaj dite ndërsa qarkullonte me automjetin tip Pasat i zi me targa Greke IEH 3922, i cili pasi nuk u kishte ndaluar shërbimeve të policisë Korçë dhe Pogradec duke u larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.Ky shtetas sapo ka parë policinë në hyrje të Librazhdit ka marrë përpara sinjalistikën e vendosur në rrugë sipas procedurës për pikë kontrolli dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe ka vijuar me shpejtësi të madhe në drejtim të Elbasanit. Shërbimet e Policisë së Librazhdit janë vënë në ndjekje të mjetit deri në Elbasan duke mbajtur komunikim me shërbimet policisë duke u kapur në hyrje të qytetit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: aldorin shehuburggjykata

Të tjera

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen
Aktualitet

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Prej disa ditësh, Policia e Shtetit ka ndërmarrë një valë procedimesh ndaj qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestat dhe...

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur
Aktualitet

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Në mes të protestave qytetare dhe klimës së tensionuar politike në vend, Parlamenti vijon axhendën e tij sikur jashtë dyerve...

12:49 19/06/2026
Para

“Ben Qimja” dhe Saimir Taullau në sitën e OFL, dosja e grupit të Dukagjinit në SPAK

Lajmet e fundit

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English