Skip to content
Kryesore

Përplasi 5 këmbësorë dhe u largua, kapet autori i aksidentit në Kamëz

· 1 min lexim

Policia ka arrestuar një person në Kamëz pas një aksidenti të rrezikshëm ku përfshiu pesë këmbësorë.

Ngjarja ndodhi kur autori, identifikuar si Përparim Bilja, 39 vjeç, humbi kontrollin e automjetit dhe përplasi personat në trotuar.

Fatmirësisht, të plagosurit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe nuk rrezikojnë jetën.

Sipas raportit të policisë, Bilja kreu manovra të papërgjegjshme me makinën e tij tip “Audi” në rrugën “Halit Haxhija”, ku më pas u përplas me këmbësorët, braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të rendit, ai u lokalizua dhe arrestua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5, në bashkëpunim me patrullat e qarkullimit rrugor.

Automjeti “Audi” është sekuestruar, ndërsa Biljas i është vendosur masa shtesë e heqjes së lejes së drejtimit.

Materialet e këtij rasti janë dërguar pranë Prokurorisë së Tiranës për vijim procedurash ligjore.