Skip to content
Kryesore

Përplaset nga makina, ndërron jetë në spital 65-vjeçari

· 1 min lexim

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një 65-vjeçar nga Klosi, Afmet Kërçiku, ka humbur jetën.

Ai u përplas nga një automjet ndërsa nuk ishte në vendkalimin e këmbësorëve.

Pas aksidentit, 65-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve nga spitali, ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të së shtunës si pasojë e plagëve të marra.