Përplasen dy makina në Gjirokastër, midis të aksidentuarve edhe një fëmijë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Derviçan të Gjirokastrës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona.

Sipas “joq”, këta persona mësohet se janë plagosur rëndë  dhe se midis të plagosurve është edhe një fëmijë.

Sipas pamjeve të publikuara, njëra nga makinat e aksidentuara ka dalë nga rruga dhe se njëri nga të plagosurit ka ngecur në makinë.

Ende nuk dihet identiteti i personave të plagosur apo gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me këtë aksident.

Shpërndaje
Share.

Komento