Skip to content
Kryesore

Përplas polici në shërbim, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

· 1 min lexim

Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë pas një aksidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ai përplasi një polic të Patrullës në shërbim.

Policia njoftoi se shtetasi R. B., 21 vjeç, ka aksidentuar efektivin S. Sh., 30 vjeç, në rrugën “Xhanfize Keko” rreth orës 01:00.

Si pasojë e aksidentit, polici ka përfunduar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sektori i Qarkullimit Rrugor ka arrestuar shtetasin R. B. për veprën penale të aksidentit.