Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përpjekjet për armëpushim, shefi i OKB-së vizitë në Gaza

15:08 23/03/2024
Reading Time: 2 min lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres mbërriti të shtunën në qytetin Arish të Egjiptit për të vizituar kufirin me Gazën në një përpjekje të re për arritjen e një armëpushimi pas më shumë se 5 muajsh luftime mes Izraelit dhe Hamasit.

Sekretari Guterres do të vizitojë qytetin Al Arish në veri të rajonit Sinai në Egjipt, ku është dërguar dhe grumbulluar pjesa më e madhe e ndihmës ndërkombëtare. Ai do të vizitojë edhe anën egjiptiane të kufirit në qytetin Rafah, një nga pikat hyrëse të ndihmave.

Vizita zhvillohet në një kohë që Izraeli ka kërcënuar se do të ndërmarrë një operacion të gjerë ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah, në kufi me Egjiptin, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare që kanë kundërshtuar një ofensivë të tillë.

Ndërsa shpresat për armëpushim gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit janë zbehur dhe gjendja humanitare në Gazë është përkeqësuar, Kombet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë dërguar ndihma humanitare me anije ose duke lëshuar paketa ushqimore nga ajri.

Por agjencitë humanitare thonë se vetëm 1/5 e ndihmave të nevojshme po hyn në Gazë dhe se mënyra e vetme për të plotësuar nevojat në rajonin bregdetar është përshpejtimi i dërgimit të ndihmave në rrugë tokësore.

Izraeli, i cili është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin dhe ka ngritur shqetësim se grupi militant mund t’i devijojë ndihmat, ka mbajtur hapur vetëm një vendkalim tokësor dhe i ka mbyllur të gjitha të tjerat. Izraeli hapi në dhjetor pikë-kalimin Kerem Shalom, në afërsi të Rafahut dhe ka hedhur poshtë akuzat e Egjiptit dhe organizatave të ndihmave të Kombeve të Bashkuara se ka vonuar dërgimin e ndihmave.

Këtë javë, Nisma për Klasifikimin e Sigurisë Ushqimore, IPC paralajmëroi se veriu i Gazës pritet të përballet me uri dhe se mungesa e plotë e bukës dhe ushqimeve mund të shtrihej në pjesë të tjera të territorit në rast se nuk arrihet armëpushim.

Më shumë se 32,000 njerëz janë vrarë nga ofensiva ushtarake e Izraelit në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore që kontrollohen nga Hamasi.

Izraeli filloi operacionin në përgjigje të një sulmi të Hamasit në brendësi të Izraelit në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe më shumë se 250 u morën peng, sipas të dhënave izraelite./ VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: armepushimshefi i OKBvizite ne gaza

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Sherr në Durrës, shoqërohen në polici dy persona (DETAJET)

Sherr në Durrës, shoqërohen në polici dy persona (DETAJET)

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English