Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përmbytjet tragjike në Teksas/ Mbi 51 viktima, mes të zhdukurve edhe foshnja

08:15 06/07/2025
Reading Time: 2 min lexim
Përmbytjet tragjike në Teksas/ Mbi 51 viktima, mes të zhdukurve edhe foshnja

Përmbytjet katastrofike që goditën Teksasin kanë lënë pas një bilanc të rëndë,  51 persona të vdekur, përfshirë 15 fëmijë, ndërsa 27 vajza të mitura raportohen ende të zhdukura.

Sipas BBC, reshjet e rrëmbyeshme kanë shkaktuar përmbytje të menjëhershme, pasi lumi Guadalupe ka dalë nga shtrati duke përfshirë me ujë zona të gjera.

Qarku më i prekur është ai i Kerr-it, ku janë shënuar 43 viktima. Shumë prej tyre ishin pjesë e një kampi veror të krishterë vetëm për vajza, i quajtur “Camp Mystic”, i vendosur përgjatë brigjeve të lumit Guadalupe. Vajzat, shumica nën moshën 12 vjeç, ndodheshin në gjumë kur uji u ngrit me shpejtësi dramatike – mbi 8 metra brenda vetëm 45 minutash.

Zëvendësguvernatori i Teksasit, Dan Patrick, deklaroi se kampi është shkatërruar thuajse plotësisht, dhe ka shprehur shqetësimin për fatin e vajzave që ende nuk janë gjetur. Sipas tij, kjo përmbytje ishte një nga më të shpejtat dhe më shkatërrimtaret që ka përjetuar ndonjëherë zona.

Ndërkohë, viktima janë konfirmuar edhe në qarqet Travis dhe Tom Green. Deri tani, rreth 850 persona janë shpëtuar nga zonat e përmbytura, por dhjetëra të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të humbur, përfshirë pushues që ndodheshin në zonë për fundjavën e 4 Korrikut.

Në një konferencë për shtyp, Guvernatori Greg Abbott bëri të ditur se ka nënshkruar një zgjatje të gjendjes së emergjencës, ndërsa Presidenti Donald Trump deklaroi se administrata po bashkëpunon ngushtë me autoritetet lokale për përballimin e situatës.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, njoftoi se do të dislokohet Roja Bregdetare për të ndihmuar në kërkim-shpëtimin.

Shërbimi Meteorologjik Amerikan ka paralajmëruar se reshjet intensive mund të vijojnë edhe gjatë fundjavës, duke rritur rrezikun për përmbytje të reja në zonën qendrore të Teksasit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: permbytjeTeksas

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet

Cikli i rrezikshëm i emigracionit/ Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English