Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përmbytjet/ Rama mbërrin në Tiranë dhe mbledh kabinetin, Braçe: Reshje intensive, nata e sotme do të jetë e vështirë…

20:39 08/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama pasi është kthyer nga Greqia pas një takimi me homologun e tij Mitsotakis dhe ministrin e jashtëm atje, Nikos Dendas, ka thirrur menjëherë në mënyrë urgjente kabinetin për situatën nga përmbytjet në vend.

Rama ka mbledhur kabinetin duke i kërkuar që të gjithë të raportojnë mbi situatën aktuale në vend.

Zv.kryeministri Erion Braçe ka thënë se në niverl vertikal, Ministër, kryetar bashkie, prefekt, kryeplak madje dhe forcat e policisë, kanë qenë në terren dhe kanë bërë punën e tyre për të minimizuar rrezikun nga përmbytjet që vijnë si pasojë e reshjeve të mëdha.

Braçe tha se nata e sotme do të jetë e vështirë, si dhe dy ditët në vijim, por instancat përkatëse janë në terren, në shërbim dhe gatishmëri 24 orë në ditë.

Rama: Për arsye pune nuk kam qenë i pranishëm fizikisht, por zv.kryeministri e ka ndjekur këtë proces më ka informuar herë pas here për situatën. Të flasë zv.kryeministri për aktivitetin e kryer.

Braçe: Dua t’ju informoj juve, por dhe të informoj qytetarët, që thuajse prej 5 ditësh qeveria gjithë ministrat, pushteti vendor, prefektët, kanë mbledhur shtabet e emergjencave civile, kanë dhënë urdhrat dhe kanë vendosur prgjegjësitë në mënyrë vertikale. IGJEUM ka njoftuar për situatë të vështirë për shkak të kushteve atmosferike. Ministrja e Bujqësisë ka qenë prezente në gjithë territorin, ka kontrolluar gjendjen e hidrovoreve, nga veriu deri poshtë në Butrint, kanë punuar me kapacitet të plotë, për të çuar nivelet në hidrovore në nivelet e tyre më të ulëta.

Rrugët e vendit kishin probleme, por në kujdesin e ministrisë së transportit tani janë bërë të gjitha akset e kalueshme. Me ministrinë e  transporteve është bërë në koordinim të plotë dhe në bashkëpunim me OSHEE, nuk ka munguar as një minutë energjia në hidrovore nga veriu në jug. Menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë optimal deri tani. Krerët e bashkive dhe prefektët kanë mbledhur shtabet e emergjencave. Sot situata ka qenë më e vështirë. Nga Veriu në Jug nuk ka asnjë rajon të mos ketë pasur mbi 100 mm shi, por pavarësisht kësaj sot është dhënë efekti në zona tradicionalisht të goditura.

Vetë sot kam vëzhguar pjesën e rrezikuar nga Shkumbini në Vjosë. Ministrat kanë bërë detyrat përkatëse.

FNSH dhe forcat e policisë kanë ndihmuar dhe në evakuimin e banorëve. Nata e sotme do të jetë e vështirë, gatishmëria në hidrovore është 24 në 24, prej ditësh tashmë.

Akoma më shumë njerëz do të shtohen nesër dhe në vijim sidomos për të përballuar dy ditët e ardhshme”, ka deklaruar në mbledhjen urgjente të kabinetit qeveritar për shkak të situatës nga përmbytjet, zëvendëskryeministri Braçe./Gazetareforma.com/

Etiketa: kabinetiMbledhja urgjentePermbytjetrama

Të tjera

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës
Aktualitet

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas burimeve...

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”
Kryesore

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Debati mbi investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri ka kaluar kufijtë e vendit dhe tashmë ka...

19:21 10/06/2026
Para

Akuzat e Fationit për marrëdhënie me një konkurrent tjetër, Melisa përlotet në studio: Më kanë ardhur mesazhe për ty! Për b*thën tënde...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

17:25 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.