Përmbysja e blindit me targa ruse, ja kush është dyshimi më i fortë i policisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një makinë “Mercedes Benz G Class” e blinduar dhe me targa ruse u përmbys mbrëmjen e djeshme pranë sheshit “Shqiponja”.

Drejtuesi i mjetit ishte 34-vjeçari shkodran Eldin Dergjini.

Ky i fundit është vëllai i deputetes së LSI, Alma Borova.

Për shkak të precedentëve penalë, Dergjini është detyruar të ndryshojë identitet.

Ai është arrestuar në Itali për trafik droge, ndërsa në Shqipëri për kundërshtim të policisë.

Në dëshminë e tij përpara hetuesve, 34-vjeçari tha se e goditën nga pas, prandaj u rrotullua.

Më tej u shpreh ai, me ndihmën e një taksisti kishte shkuar në spital.

Mirëpo dëshmia e tij nuk i bindi aspak hetuesit.

Kjo për shkak se mjeti me të cilin udhëtonte Dergjini ishte me targa të dublikuara.

Në Rusi është një tjetër makinë e tipit “Bentley Continental”, e cila ka po të njëjtat targa.

Në lidhje me këtë fakt shkodrani tha se nuk i kishte vendosur ende targat makinës.

Sipas “Balkanweb”, policia ka dyshime se Dergjini mund të ketë marrë përsipër aksidentin për të mbrojtur një personazh të botës së krimit.

Ky i fundit mendohet se ka qenë në makinë në momentin e aksidentit dhe prej kohësh lëviz me mjete të blinduara, pasi i druhet një atentatit.

Për të vërtetuar këto dyshime, policia ka mbledhur kamerat e sigurisë së bizneseve të zonës.

Ndërkohë Interpol Tirana po kryen verifikime me agjencitë partnere, për të kuptuar origjinën e mjetit me targë H001CH 199, si dhe për të mësuar nëse është futur në rrugë të ligjshme në Shqipëri.

Shpërndaje
Share.

Komento