Dyshohet se ka vrarë “Nardin e bujtinave”, ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoritetet daneze kanë ekstraduar në Shqipëri një 27-vjeçar nga Shkodra, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Nard Polia, ose i njohur ndryshe si “Nardi i bujtinave”.

Shtetasi me iniciale K.S, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Gjykata e Shkodrës ndërkohë kishte caktuar më 27 mars të 2019-ës për K.S., masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje në bashkëpunim”.

Shtetasi i ekstraduar nga Danimarka, dyshohet se më 20 mars të 2019-ës në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, ka vrarë me armë zjarri në automjetin e tij Nard Polinë.

Ky i fundit ishte shumë i njohur në zonën e Thethit, pasi bujtinat e tij, tëhiqnin mjaft turistë nga e gjithë bota, të cilët kanë lënë komente pozitive në profilin e tij në “Booking.com”.

Mendohet se shkak për vrasjen e Polisë, të jetë bërë e shkuara e errët, pasi në 2011-ën, ai u arrestua së bashku me 8 persona të tjerë për trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në lokalet e natës në Treviso.

Gjithashtu ai është proceduar penalisht në shtetin fqinj, për vjedhjen e të paktën dy shtëpive.

Njoftimi i policisë

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të kërkuar nga drejtësia

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kopenhagen/Danimarkë, i shtetasit shqiptar K. S., 27 vjeç, banues në Shkodër.

Shtetasi K. S. alias K. M. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 27.03.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje, në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi K. S. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2019, ku në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Grudë, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi N.P.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Kopenhagen, u bë i mundur arrestimi i tij në Danimarkë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Shpërndaje
Share.

Komento