Përmbyset zetori duke punuar tokën, humb jetën i moshuari në Vlorë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Trevllazër në Vlorë.

Mësohet se rreth orës 18:25 një 60-vjeçar me iniciale M.K teksa ka qenë duke punuar tokën, i është përmbysur zetori e për pasojë ai ka humbur jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:25, në hyrje të fshatit Trevllazër, një zetor duke punuar tokën aksidentalisht është përmbysur dhe si pasojë drejtuesi shtetasi M.K., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Skrofotinë, Vlorë, ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shpërndaje
Share.

Komento