Numri i të infektuarve me Covid-19 në Berat vijon të rritet, rezultojnë pozitive dy infermiere, një zjarrfikës…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë vijon të rritet çdo ditë dhe ditën e sotme j shënua një rekord testimesh mbi 1000 nga të cilët rezultuan pozitiv 157 qytetarë.

Nga këto 9 raste ishin vetëm në qytetin e Beratit ku janë konfirmuar me Covid-19 dy infermiere në spitalin e qytetit të cilat punojnë në urgjencën e spitalit dhe në pavionin e infektivit. Dyshohet se virusin e kanë marrë gjatë kontakteve në punë.

Infermieret janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe janë karanituar në banesat e tyre. Ndërkohë pozitive ka rezultuar dhe një mësuese në shkollën e fshatit Roshnik, një zjarrfikës dhe një punonjës i një fasonerie në Berat.

Berati sot numëroi 9 raste të reja me COVID-19 dhe që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën dy persona dhe janë regjistruar 116 raste aktive.

Sot është shënuar një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e ka humbur betejën me COVID19, një 66 vjeçar nga Kukësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Shpërndaje
Share.

Komento