Skip to content
Kryesore

Përmbyset trajleri i ngarkuar me krom në Kalimash, humb jetën drejtuesi i mjetit

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur sot në Kalimash. Sipas informacioneve është përmbysur një trajler i ngarkuar me krom dhe si pasojë ka ndërruar jetën drejtuesi i mjetit.

Sipas informacioneve, 31-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima është identifikuar si S. Lugja dhe ishte shofer e një firme që shfrytëzon kromin në Kalimash.