Përleshen me thikë në klasë, njëri në gjendje të rëndë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat kosovare raportojnë se një përleshje ka ndodhur mes të rinjëve në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë.

Tre nxënës janë plagosur me thikë, brenda klasës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Njëri nga ata është në gjendje të rëndë. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për mediat në policinë rajonale të Prishtinës.

“Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media,”- tha Ahmeti.

Burimet theksojnë  se plagosja me thikë ka ndodhur brenda klasës gjatë pushimit të orarit mësimor.

“Policia është në shkollë. Një nxënës është në gjendje më të rëndë e dy të tjerë kanë pësuar më pak lëndime,”- citon burimi.

Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjes, por policia po vazhdon hetimin.

Shpërndaje
Share.

Komento