Skip to content
Të Gjitha

Përkeqësohet gjendja e gruas me COVID-19 nga Elbasani, dërgohet me urgjencë te Infektivi

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme një 52-vjeçare nga Elbasani u konstatua me COVID-19.

Ajo infektoi edhe dy vajzat e saj 22 dhe 25 vjeç.

Mësohet se gjendja e 52-vjeçares është përkeqësuar dhe është nisur me urgjencë drejt Infektivit.

Gruaja punon në një bankë të nivelit të dytë dhe dyshohet se është infektuar nga një 62-vjeçare.

Pritet konfirmimi nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të dhënave rreth COVID-19.

Zyrtarisht në Shqipëri numërohen 259 persona të prekur nga COVID-19, në mesin e të cilëve 76 të shëruar dhe 15 viktima.

Në spitalin Infektiv ndodhen 79 persona, 7 prej të cilëve në terapi intensive, ku 4 janë intubuar.

Gjithashtu në spitalin “Shefqet Ndroqi” ndodhet një paciente, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe po qëndrojnë të vetëkarantinuar në shtëpi.

Qyteti më i prekur është Tirana me 140 raste, i ndjekur nga Durrësi me 29 dhe Fieri me 23.