Skip to content
Të Gjitha

Përkeqësimi i motit/ Pasagjerët të bllokuar. Pezullohen lundrimet Bari-Durrës

· 2 min lexim

Lundrimet Bari-Durrës janë pezulluar.

Shkak për këtë është bërë moti i keq.

Porti italian është mbyllur dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit të Barit.

Sa i përket Portit të Durrësit, ai sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare është i hapur dhe në gatishmëri, por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojnë nisjen e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit.

Njoftimi i plotë

Njoftim ! Duke parë perkeqësimin e motit ne ditët e para të vitit 2020 dhe kontaktet me kapitenerinë e portit te Barit, Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se : 1-Porti i Barit është mbyllur sot dhe tragetet nga Bari për Durrës nuk janë nisur deri në një urdhër te dytë nga kapiteneria e portit Barit. 2-Porti i Durrësit është i hapur dhe në gatishmëri por për arsye të mbylljes te portit te Barit do ndalojmë nisjen e tregeteve nga Durrësi për në Bari për të shmangur qëndrimin e trageteve dhe të pasagjerëve në radën e portit te Barit. Kërkojmë mirëkuptimim e pasagjerëve të bllokuar në portet e Barit dhe të Durrësit pasi e gjitha bëhet per të garantuar sigurinë lundrimore në situatat detare me mot te përkeqesuar, erë te fortë e dallgë të larta. Për çdo ndryshim do ju mbajmë të informuar ose mund të merrni informacion në terminalet e portit Barit dhe Durrësit. Drejtoria e Pergjithshme Detare