Përkeqësimi i motit në fundjavë, Drejtoria e Përgjithshme Detare informacion për zonat që do të preken

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar ditën e sotme se si rezultat i krijimit të një cikloni, me erëra të fuqishme dhe reshje shiu, do të përkeqësohet moti në zonën e Detit Jon në veri. Pasi siç është njoftuar edhe më herët, përkeqësimi i motit vjen si rezultat i ciklonit “Cassilda” në Mesdhe.

Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Njoftimi i Drejtorisë Detare

Njoftim për përkeqësim të motit në zonën e Detit Jon në pjesën veriore të tij!

Si rezultat i krijimit të një cikloni, me era të fuqishme dhe reshje shiu , nga pasditja e datës 16 shtator 2020 deri më datën 19 shtator 2020 moti në zonën e Detit Jon në veri do të përkeqësohet. Moti i përkeqësuar do të ketë në jug të Italisë do të vazhdojë në drejtim të lindjes më konkretisht në zonën e Greqisë. Këto zona do të përfshihen nga era me shpejtësi deri në 60 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 5.5m dhe perioda 8s. Ditën e premte dhe të shtunë vendi ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri, veri-perëndim, veri-lindje.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë dhe që udhëtojnë në destinacion zonën e Detit Jon i Veriut, më konkretisht në zonën e Italisë së Jugut dhe Greqisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qënë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Siguria juaj prioriteti ynë!

 

Shpërndaje
Share.

Komento