Përgjimet i nxorën në shesh, arrestohen 11 persona që shisnin lëndë narkotike

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme policia e Fushë Krujës ka arrestuar 11 persona të cilët bënin pazare për drogën e sekuestruar. 20 persona të tjerë po ashtu janë në kërkim nga policia si bashkëpunëtorë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë: G. B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë, Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë, A. T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë, E. Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë, E. Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, DVP Durrës, Komisariati i Policisë Krujë, DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit gjyqësor Krujë.

Operacioni i ndjekur me metoda speciale te hetimit prej disa muajsh. Goditet një grup që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, pas një hetimi proaktiv disa mujor me metoda speciale të hetimit nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, u finalizua operacioni policor ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B., 20 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.
Xh. Xh., 24 vjeç, banues ne Tiranë.
T., 19 vjeç, banues në Larushk, Fushë Krujë.
E., Q., 25 vjeç , banues ne Tiranë.
E., Z., 39 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Shpërndaje
Share.

Komento