Deputetët e opozitës nuk kanë lejuar kreun e grupit parlamentar Bledi Çuçi që të futet në mbledhjen e sotme Konferencës së Kryetarëve. Të bërë gardh para derës dhe me thirrjet “Turp të keni që na keni përjashtuar”, kjo vjen pas përjashtimit të 5 deputetëve të opozitë dje nga Komisioni i Etikës, pas përplasjeve në Parlament.
Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve pritet të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe ministri i Financave, Ervin Mete.
Deputetët e opozitës pretendojnë se nuk po i lejojnë të futen në asnjë sallë dhe se kolegët e tyre socialistë sipas tij, synojnë të gjejnë salla alternative për të zhvilluar mbledhjen.