Përgjaket New Yorku, 4 persona humbin jetën nga të shtënat në sallën e lojrave të fatit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Katër persona gjetën vdekjen dhe 3 të tjerë u plagosën, në një sallë lojrash fati të paligjshme në Amerikë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e sotëm në Brooklyn në New York, në katin e parë të “74 Utica Avenue”.

Sipas shefit të policisë së Brooklyn, të katër viktimat janë meshkuj.

Ndërkohë u transportuan me urgjencë në spital dy burra të tjerë dhe një grua, të cilët mbetën të plagosur.

Sipas “NBC” viktimat janë të moshës 32-49 vjeç.

Brenda sallës së lojrave, detektivët gjetën dy armë zjarri dhe letra bixhozi.

Shkaqet e ngjarjes nuk janë zbuluar ende nga autoritetet.

Shpërndaje
Share.

Komento