Përgjaket Gjermania, 11 të vdekur nga dy sulme me armë
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën gjatë dy sulmeve me armë në dy shisha bare në qytetin Hanau në Gjermani.
Sulmet u regjistruan mbrëmjen e djeshme rreth orës 10 me orën lokale.
Policia njoftoi rreth orës 5 të mëngjesit se janë gjetur edhe dy trupa të tjerë, njëri prej të cilëve i përket autorit të dyshuar të sulmit.
Fillimisht u raportua për 5 të plagosur, por pak orë më vonë policia lokale konfirmoi 9 viktima.
Të shtënat e para u dëgjuan në lokalin e natës “Heumarkt”, në qendër të qytetit.
Një makinë e errët u pa teksa largohej nga vendngjarja dhe më pas u dëgjuan sërish të shtëna në “Arena Bar & Café”.
Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet, ndërsa motivet e sulmeve të përgjakshme nuk dihen ende.
Këto sulme vijnë vetëm pak ditë pas të shtënave në një lokal me muzikë në Berlin, ku humbi jetën një person dhe u plagosën 4 të tjerë.