Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Takimi për Reformën Zgjedhore. Hajdari i jep mesazhin e koduar Metës, Bylykbashi sulmon qeverinë

13:26 03/03/2020
Reading Time: 3 min lexim

Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja për Reformën Zgjedhore, ku në fokus ka qenë financimi i partive politike në zgjedhje.

Menjëherë pas zgjedhjes përfaqësuesit e dy opozitave, asaj të re dhe asaj jashtëparlamentare, kanë dalë në deklarata për mediat, duke dhënë detaje rreth takimit.

Rudina Hajdari tha opozita parlamentare do të vijë me propozime konkrete dhe kërkon sistem zgjedhor me lista të hapura, teksa shtoi se nuk është nevoja që të dalim në sheshe dhe të ulërasim por të bëjmë hapa konkrete.

“Sugjeroj që edhe partitë e tjera politike ta marrin seriozisht dhe të flasim për shprehur vullnetin tonë politike e për të përshëndetur vullnetin qytetar dhe të bazohemi në nenin 2 të kushtetutës. Ne nuk duhet dalim në sheshe dhe të ulërasim por të bëjmë hapa konkrete. Po ta shikoni situatën deformimi që ka ndodhur në marrëveshjen e 2018 ka deformuar 2 partitë politike.Ne duhet ti tregojmë popullit shqiptar që do jemi te denjë. Javën tjetër do ta fillojmë këtë proces të lirë dhe të barabartë për të gjithë”, ka thënë Hajdari.

Ndërsa, Oerd Bylykbashi tha se propozimi i Partisë Demokratike është që partitë të financohen në masën 66% nga burmet shtetërore dhe 34% nga financuesit privatë.

Kushti që ka vënë PD për financuesit e partive është se ata nuk mund të marrin pjesë në tendera publikë për një periudhë të caktuar kohore.

Ndërkohë, Bylykbashi ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për shqiptarët që nuk kanë dokumente identifikimi të nevojshme për të votuar, duke kujtuar se në vitin 2009 është ulur çmimi i këtyre letërnjoftimeve.

“Kemi propozuar që 66% e financave të partive të jenë nga burimet shtetërore dhe 34% nga financuesit privatë. Një risi në propozimin tonë që ata që kanë marrë para nga shqiptarët me tendera dhe koncesione nuk mund të financojnë, dhe kush financon subjektet politike nuk mund të marrë tendera nga shteti, për të shkëputur kapjen e zgjedhjeve nga oligarkia. Ka edhe masa të tjera që kemi propozuar që pengojnë futjen e parave kriminale.
Kjo rrit kontrollin e deklarimeve të partive politike, që shpenzojnë shifra të mëdha me reklamat dhe tallen duke deklaruar shifra të vogla para shqiptarëve.Listat e zgjedhësve manipulohen nga kryetarët e bashkive të partisë socialiste, me urdhrin e kryeministrit, duke transferuar zgjedhësit dhe duke regjistruar zgjedhës nëpër lulishte dhe pallate të papërfunduar, duke bërë transferim turistësh zgjedhorë. Kuptuam që qeveria nuk ka asnjë masë që zgjedhësit të votojnë aty ku banojnë, dhe shqiptarët skanë objekt identifikimi për të votuar. Në 2009 u bë maksimumi duke ulur çmimin, sot nuk është bërë asgjë.”

Kujtojmë se, më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore dhe ranë dakord që Reforma të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare.

Këshilli Politik përbëhet nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të cilët janë mbledhur disa herë, ku kanë miratuar dhe një kalendar për punën e tyre që do zgjasë deri më 15 mars, ditë kur duhet votuar dhe Reforma Zgjedhore.

Këshilli Politik, bashkë me ekspertët brenda dhe jashtë partive si dhe me ndihmën e OSBE-ODIHR do të diskutojnë dhe do gjejnë zgjidhje për 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin dhe burimet e financimit, por dhe sistemin zgjedhor.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: oerd bylykbashireforma zgjedhoreRudina Hajdari

Të tjera

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh
Aktualitet

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Një kufomë është konstatuar këtë të enjte në një zonë malore pranë Krrabës, në kufirin mes Tiranës dhe Elbasanit, ndërsa...

15:52 18/06/2026
Para

Të përfshirë në klane dhe vrasje, OFL u dërgon formularin dy të rinjve (Emrat)

Lajmet e fundit

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English