Takimi për Reformën Zgjedhore. Hajdari i jep mesazhin e koduar Metës, Bylykbashi sulmon qeverinë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja për Reformën Zgjedhore, ku në fokus ka qenë financimi i partive politike në zgjedhje.

Menjëherë pas zgjedhjes përfaqësuesit e dy opozitave, asaj të re dhe asaj jashtëparlamentare, kanë dalë në deklarata për mediat, duke dhënë detaje rreth takimit.

Rudina Hajdari tha opozita parlamentare do të vijë me propozime konkrete dhe kërkon sistem zgjedhor me lista të hapura, teksa shtoi se nuk është nevoja që të dalim në sheshe dhe të ulërasim por të bëjmë hapa konkrete.

Sugjeroj që edhe partitë e tjera politike ta marrin seriozisht dhe të flasim për shprehur vullnetin tonë politike e për të përshëndetur vullnetin qytetar dhe të bazohemi në nenin 2 të kushtetutës. Ne nuk duhet dalim në sheshe dhe të ulërasim por të bëjmë hapa konkrete. Po ta shikoni situatën deformimi që ka ndodhur në marrëveshjen e 2018 ka deformuar 2 partitë politike.Ne duhet ti tregojmë popullit shqiptar që do jemi te denjë. Javën tjetër do ta fillojmë këtë proces të lirë dhe të barabartë për të gjithë”, ka thënë Hajdari.

Ndërsa, Oerd Bylykbashi tha se propozimi i Partisë Demokratike është që partitë të financohen në masën 66% nga burmet shtetërore dhe 34% nga financuesit privatë.

Kushti që ka vënë PD për financuesit e partive është se ata nuk mund të marrin pjesë në tendera publikë për një periudhë të caktuar kohore.

Ndërkohë, Bylykbashi ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për shqiptarët që nuk kanë dokumente identifikimi të nevojshme për të votuar, duke kujtuar se në vitin 2009 është ulur çmimi i këtyre letërnjoftimeve.

Kemi propozuar që 66% e financave të partive të jenë nga burimet shtetërore dhe 34% nga financuesit privatë. Një risi në propozimin tonë që ata që kanë marrë para nga shqiptarët me tendera dhe koncesione nuk mund të financojnë, dhe kush financon subjektet politike nuk mund të marrë tendera nga shteti, për të shkëputur kapjen e zgjedhjeve nga oligarkia. Ka edhe masa të tjera që kemi propozuar që pengojnë futjen e parave kriminale.
Kjo rrit kontrollin e deklarimeve të partive politike, që shpenzojnë shifra të mëdha me reklamat dhe tallen duke deklaruar shifra të vogla para shqiptarëve.Listat e zgjedhësve manipulohen nga kryetarët e bashkive të partisë socialiste, me urdhrin e kryeministrit, duke transferuar zgjedhësit dhe duke regjistruar zgjedhës nëpër lulishte dhe pallate të papërfunduar, duke bërë transferim turistësh zgjedhorë. Kuptuam që qeveria nuk ka asnjë masë që zgjedhësit të votojnë aty ku banojnë, dhe shqiptarët skanë objekt identifikimi për të votuar. Në 2009 u bë maksimumi duke ulur çmimin, sot nuk është bërë asgjë.”

Kujtojmë se, më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore dhe ranë dakord që Reforma të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare.

Këshilli Politik përbëhet nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, të cilët janë mbledhur disa herë, ku kanë miratuar dhe një kalendar për punën e tyre që do zgjasë deri më 15 mars, ditë kur duhet votuar dhe Reforma Zgjedhore.

Këshilli Politik, bashkë me ekspertët brenda dhe jashtë partive si dhe me ndihmën e OSBE-ODIHR do të diskutojnë dhe do gjejnë zgjidhje për 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin dhe burimet e financimit, por dhe sistemin zgjedhor.

Shpërndaje
Share.

Komento