Përfundon takimi Rama-Merkel/ Ja cilat ishin çështjet e forta të diskutimit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka përfunduar takimi që kryeministri Edi Rama kishte me kancelaren Angela Merkel në kuadër të samitit të Berlinit.

Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverisë shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet në fund të muajit maj.

Takimi ka zgjatur një orë dhe në të është diskutuar për çeljen e negociatave me BE-në dhe reformën në drejtësi.

Kryeministri Rama e falenderoi Kancelaren për vëmendjen e vazhdueshme dhe mbështetjen që Gjermania ka dhënë për të shtyrë më tej rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Shqipëria përfaqësohet në këtë takim nga kryeministri Edi Rama dhe ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe nga zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali

 

View this post on Instagram

 

INSTA 😊F THE DAY

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Shpërndaje
Share.

Komento