Skip to content
Të Gjitha

Përfundon Shqipëri- Turqi/ Kombëtarja humbet 0-2 ndaj Turqisë

· 2 min lexim

Shqipëri- Turqi tashmë ka përfunduar dhe ndryshe nga pritshmëritë, Kombëtarja nuk arriti t’ia dilte.

Kanë qenë dy goja të skuadrës mike që kanë vendosur edhe fundin e ndeshjes, ndërkohë që Shqipëria ka pasur shumë raste për të shënuar, por në asnjërën prej tyre nuk arritën ta çonin topin në rrjetë.

Goditja e parë është marrë në minutën e 21-të, kur Burak Yilmaz shënoi për herë të parë për Turqinë si pasojë e një gabimi toni, mirëpo asgjë nuk u ndal këtu.

Nëse patëm shpresë së situata do të ndryshonte pjesën e dytë, kjo nuk ndodhi, pasi Hakan Calhanoglu do të shënonte edhe golin e dytë i cili mbylli edhe historinë e golave për këtë ndeshje.

Goli i dytë i Turqisë ka sjellë edhe irritimin e tifozëve të cilët kanë tentuar të qëllonin Calhanoglu, pasi ky i fundit ka provokuar duke festuar poshtë tribunës së tyre, mirëpo shishet e hedhura nuk kanë dëmtuar vetëm lojtarët turq, por edhe portierin tonë, Etrit Berisha.

Nuk kanë munguar edhe sharjet në kor, të cilët i drejtoheshin trajnerit, Christian Panuçi: “Panuçi, Panuçi, vaffanculo.”

U besua se Shqipëria do të arrinte edhe një herë suksesin e fundit në Evropian, por mesa duket fillimi nuk ka qenë dhe shumë premtues.