Skip to content
Kryesore

Përfundon protesta e opozitës, rikthehet qarkullimi

· 1 min lexim

Protesta e opozitës përfundon pas tre orësh, qarkullimi i automjeteve kthehet në normalitet.

Protestuesit janë larguar dhe ka nisur lëvizja e mjeteve në pikat kyçe të Tiranës.

Demokratët, si në protestën e 29 tetorit, kanë vijuar me strategjinë e mosbindjes civile, duke bllokuar rrugë dhe nyje kryesore të qarkullimit në kryeqytet.

Deputetët janë shpërndarë në disa zona të rëndësishme, si Bashkia, Rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”, “Rruga e Elbasanit”, “Sheshi Willson” dhe “Pallati me Shigjeta”.

Protesta nisi me tensione që në minutat e para, pasi policia kundërshtoi bllokimin e akseve, duke pasuar me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe efektivëve të policisë.

Deri tani, disa persona janë shoqëruar nga policia dhe një tjetër është lënduar nga uji me presion.