Skip to content
Politikë

Përfundon numërimi në Pukë dhe Tiranë, zgjidhen drejtuesit e rinj të PD (Emrat)

· 2 min lexim

Tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave në degën e Partisë Demokratike në Pukë dhe në degën 15 në Tiranë.

Fituesi është Florind Mansaku, I cili u zgjodh u  zgjodh kryetar në degën numër 15 në Tiranë.

Ndërsa në Pukë është zgjedhur Demir Hyseni me 67% të votave.

Gjithashtu Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Njoftimi: 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Pukë dhe PD Dega 15 Tiranë. Pas numërimit të fletëve të votimit, komisionet e votimit shpallën fitues

– Kryetar i Degës PD Pukë, z. Demir Qamil Hyseni me 67% të votave
– Kryetar i PD Dega 15 Tiranë, z. Florind Xhevdet Mansaku

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.