Skip to content
Kryesore

Përfundon numërimi i Diasporës në pesë qarqe për votën preferenciale

· 1 min lexim

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave të emigrantëve për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar në pesë qarqe: Kukës, Shkodër, Dibër, Fier dhe Durrës.

Në qarkun e Durrësit, nga radhët e Partisë Socialiste, më shumë vota parapëlqyese ka marrë Ani Dyrmishi, i ndjekur nga Arkend Balla. Nga Partia Demokratike, kandidati më i votuar është Arian Ndoja.

Ndërkohë, procesi vijon në shtatë qarqet e mbetura: Tiranë, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Berat, Gjirokastër dhe Korçë.